Tiranë - Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit
16 Maj 2025, 12:38 / POLITIKË

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.
“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona.
Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


