"Veliaj në hall të madh"/ Këlliçi paralajmëron tjetër dosje për '5D' në SPAK: Kam dokumente të reja...

22 Prill 2025, 15:24 / POLITIKË ALFA PRESS
"Veliaj në hall të madh"/ Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi në "Kafe Shqeto' deklaroi se disponon dokumente të reja komprometuese për grupin “5D” dhe kompani të lidhura me të, të cilat kanë marrë leje ndërtimi në Tiranë përmes firmës së Erion Veliajt, por me emra të ndryshëm dhe përmes prestanomesh. Ai pohon se këto materiale janë drejt finalizimit dhe do të dorëzohen së shpejti në SPAK.

Sipas tij, Veliaj ndodhet “në hall të madh” dhe po mbrohet në mënyrë okulte nga Fatmir Xhafaj, i cili sipas Këlliçit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e lejeve të ndërtimit përmes njerëzve të tij në bashki. Këlliçi përshkruan një rrjet klientelist dhe korruptiv, të ndërtuar me kujdes brenda PS-së, që lidhet me pushtet të jashtëzakonshëm në vendimmarrje.

Ai gjithashtu shpreh bindjen se Edi Rama ka qenë vetë pas goditjes juridike të Veliajt, duke e përdorur si një mënyrë për t’u “shpëtuar” prej tij politikisht. “Veliaj ose është i çmendur që flet nga burgu, ose ka marrë një garanci të rreme”, thotë Këlliçi, duke lënë të kuptohet se gjithçka është pjesë e një loje më të madhe politike brenda PS-së.

"Unë kam informacione të reja e dokumente të reja për 5 D, që po i shqyrtoj, dhe kompani të tjera të lidhura me 5D, që kanë marrë leje të tjera ndërtimi me firmën e Veliajt por që nuk janë marrë me emrin e 5 D por që janë përdorur prestanome të tjera dhe kompani të tjera. Ne jemi drejt fundit dhe do i depozitojmë dokumentet në SPAK. Kjo do të thotë se Erion Veliaj është në hall të madh dhe përsakohë ai ka një ‘mbrojtje ligjore okulte’ nga deputeti i ‘5D’ Fatmir Xhafaj shpreson se këto cështje nuk do të shkojnë deri në fund. Kjo është logjika e vetme. të mos harroni lidhjet klienteliste. Të afërmit e Fatmir Xhafës kanë punuar në bashki, kanë firmosur lejet e ndërtimit në Tiranë dhe kanë pasur kontroll të plotë mbi të gjitha procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit në bashkinë e Tiranës. E gjitha kjo është një skemë merimange, e mirëmenduar nga ky grup që ka patur pushtet korruptiv  kriminal të jashtëzakonshëm, në PS.

Padiskutim që kjo dyshe është i dënuar të jenë bashkë. Fatmir Xhafaj është i dënuar të jetë përherë mbrojtës e ushtar i Erion Veliajt se po të bjerë njëri bie dhe tjetri. Por kur i dimë ne këto ta garantoj që kryeministri i cili ka nën kontroll SHISH, policinë dhe institucionet shtetërore i di para nesh.  E unë vijoj ti qëndroj të njëjtës bindje që Edi Rama ka qenë regjisori i goditjes juridike të Erion Veliajt në SPAK se i ka shërbyer heqja qafe e tij. Përpos punës voluminoze që ka bërë PD,  protestat që kemi bërë 44 javë, deklarata pa fund, unë gjykoj që Edi Rama ka dorën brenda në këtë proces e vijon të tërheqë fijet në raport me goditjen e Veliajt, garancinë ‘fake’ që i ka dhënë flit ti nga burgu. Se Veliaj ose është i çmendur që flet nga kabina e burgut ose ka patur garanci, ndërkohë që ai përgjohet" tha Belind Këlliçi. 

Po ndodh...

ide