Vendimi i PS-së kundër kërkesës së SPAK, Belind Këlliçi: Ja pse Rama po mbron Belinda Ballukun!

9 Mars 2026, 21:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Vendimi i PS-së kundër kërkesës së SPAK, Belind

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi vendimin e sotëm të Grupit parlamentar të PS-së dhe të kryeministrit Rama për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku si një vendim të paralajmëruar nga PD prej 3 muajsh. Ai tha se Rama e mbrojti politikisht Ballukun sepse është i përfshirë vetë drejtpërdrejt në dy afera.

Belind Këlliçi: Është vendim i paralajmëruar nga PD prej tre muajsh. Sot zyrtarisht mazhoranca, kryeministri, e ka kthyer PS-në në mburojë dhe garante të korrupsionit qeveritar. Po të shohësh justifikimet, janë qesharake. Të pretendosh se kallëzimi ndaj Ballukut ka natyrë dhe ngjyrim politik, pasi është firmosur nga ish-kreu i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar, ndërkohë për zotin Berisha, bëri thirrje për t’iu hequr imuniteti, kur kallëzues është Taulant Balla. Vetëm standard i dyfishtë nuk mund të quhet.

Sipas kryeministrit kjo është çështje politike pasi kallëzues është PD.

Vetë mbrojtësit e zonjës Ballukut janë shprehur prerazi dhe qartazi se kjo çështje nuk ka natyrë politike dhe nuk kemi të bëjmë me çështje politike. Këtë mbrojtje që i ofroi sot Rama, nuk ia ka ofruar as ekipi i saj mbrojtës.

Të thuash se akuza u ngrit për disa mesazhe të gjetura vite më parë, kur para Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, kanë ardhur kreu i SPAK dhe prokurori i çështjes dhe kanë thënë duhen furgonë për të sjellë materialet për intimidimet që janë bërë.

Nuk ka asnjë argument juridik, ligjor, ka vetëm paranojë se mos ky precedent i vendosur me pezullimin e Ballukut, shkon deri te zyra e kryeministrit. Kjo mbrojtje nuk ka të bëjë me zonjën Balluku. Pemishtja e Kryeministrisë sot nuk ka patur mungesa në dardha, fiq, e me rradhë…

Për herë të parë në këtë dekadë dhe me SPAK-un e ngritur, nuk foli për mollë dhe dardha të ngrëna.

Andi Tela: Nuk pati mbrojtje politike zoti Rama, por u bazua në faktin që sipas tyre nuk ka prova, ose nuk janë të mjaftueshme.

Po të kishte prapavijë politike mund rë ishin në të drejtën e tyre. Deputetët këtë duhet të shihnin, a ka prapavijë politike. Këtë e pranuan avokatët në Komision.

Teza e zotit Rama dhe Manja, ishte që provat nuk janë të mjaftueshme për arrestimin. Këtë nuk duhet ta bënte pasi nuk duhet ti hynte në meritë cështjen.

Belind Këlliçi: Njerëzit më të mirëpaguar sot dhe prokurorët më të mirë që ka Shqipëria, ku janë investuar me dhjetëra milionë euro, ata arrijnë në konkluzionin se është i domosdoshëm ekzekutimi i masës arrest me burg ose shtëpiak, masë që nuk është kërkuar fillimisht, por situata është përkeqësuar pasi janë interceptuar biseda. Rama flet si kryeprokuror. Këtu mbaron historia. Sa kohë SPAK ka ardhur me këtë kërkesë. Janë depozituar 16 mijë faqe për të treguar seriozitetin e tyre, por kjo u relativizua nga kryeministri. Kjo të jep mesazhin se kemi të bëjmë me mbrojtje politike dhe jo mbrojtje juridike. Kryeministri ka mbrojtur politikisht zëvendësen e tij. Kemi dy afera, apo akuza, Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës, ku kryeministri është përfshirë drejtpërdrejt. Kemi edhe përgjime ky Balluku i thotë drejtorit në varësi që kjo është porosi e Ramës.

I dimë pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të zv.kryeministres që shoqëronte kryeministrin në Turqi me kompaninë që ka fituar tenderin.

Po ndodh...

ide