Voton Agron Shehaj, apel për pjesëmarrje në zgjedhje: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve!
11 Maj 2025, 11:36 / POLITIKË

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij ushtruan sot të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Agron Shehaj: Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen.
Kujtojmë se më herët votuan kreu i PD-së Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama dhe bashkëshortja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

