Goditi me shishen e tekilës producentin muzikor, arrestohet Chris Brown
Chris Brown u arrestua diten e sotme në një hotel në Manchester.
Policia e arrestoi nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj producentit muzikor Abe Diaw në klubin e natës Tape në Mayfair, në qendër të Londrës, në shkurt të vitit 2023. Ylli amerikan i muzikës R&B, 36 vjeç, u arrestua pak pas orës 2 të mëngjesit në hotelin Lowry.
Brown kishte udhëtuar drejt aeroportit të Manchesterit me një avion privat pasditen e djeshme, ndoshta për të filluar provat për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nis më 15 qershor në Manchester.
‘The Sun’ kontaktoi policinë pasi konfirmoi që Brown ndodhej në vend, duke pyetur nëse ai do të arrestohej për incidentin. Hetuesit e Metropolitaneve më pas udhëtuan drejt Manchesterit për të arrestuar këngëtarin pas marrjes së informacionit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
