Lamine Yamal dhe Inés García bëjnë publike lidhjen në festën e Barcelonës

Festimet e Barcelonës për titujt e fituar në La Liga dhe Superkupën e Spanjës u shndërruan në një natë të veçantë, ku vëmendja nuk ishte vetëm te suksesi sportiv, por edhe te jeta private e disa prej ‘yjeve’ të skuadrës.
Në qendër të vëmendjes ishte Lamine Yamal, i cili u shfaq për herë të parë publikisht me të dashurën e tij, influenceren nga Sevilla, Inés García. Çifti u paraqit së bashku në një darkë festive në Castelldefels, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre pas javësh spekulimesh në mediat sportive dhe rozë.
Dyshja ishte parë më parë duke ecur dorë për dore në Greqi, ndërsa dalja e tyre në publik në festën e kampionëve të Barcelonës konsiderohet si konfirmimi zyrtar i marrëdhënies. Festimi u zhvillua në “Casanova Beach Club”, një lokal i njohur që më parë frekuentohej edhe nga legjenda si Ronaldinho gjatë kohës së tij te klubi katalanas.
Edhe pse sezoni i La Ligës nuk ka përfunduar zyrtarisht, drejtuesit e klubit vendosën të organizojnë festën më herët, pasi shumë lojtarë do të bashkohen me kombëtaret e tyre për përgatitjet e Botërorit.
Trajneri Hansi Flick ishte ndër të parët që mbërriti në event, ndërsa nga lojtarët më i përpikti ishte Marc Casadó. Ndërkohë, mungesa më e madhe e mbrëmjes ishte Fermín López, i cili sapo ka kaluar një operacion dhe do të humbasë Botërorin.
Nata festive në Barcelonë u kthye kështu në një kombinim mes suksesit sportiv dhe momenteve personale të lojtarëve të rinj të klubit katalanas.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128