Byrekë të vegjël me djathë

19 Maj 2026, 09:41 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Byrekë të vegjël me djathë

Përbërësit për brumin:

200 gr kos i trashë
150 gr gjalpë i shkrirë
180 ml vaj luledielli
500 gr miell që fryhet vetë
3 lugë gjelle djathë kaçkavall
Kripë, piper i zi i freskët

Për mbushjen:

250 gr djathë i bardhë
100 gr djathë kaçkavall i grirë
1 vezë
Pak piper i zi
1 e verdhë veze
Fara susami

Përgatitja:

Përziejmë kosin me gjalpin dhe vajin derisa të bëhen krem homogjen. Shtojmë miellin gradualisht me kripën, piperin dhe djathin kaçkavall. E përziejmë derisa të formohet një brumë i butë që nuk ngjitet në duar. Në një enë tjetër, përziejmë përbërësit e mbushjes. Marrim toptha të vegjël brumi, i hapim pak me duar, vendosim një lugë nga mbushja dhe i mbyllim si gjysmëhënë. I lyejmë byreçkat me të verdhë veze dhe i spërkatim me susam sipër. I pjekim në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Receta nga znj. Albana

Po ndodh...