EMRAT/ Operacion kundër lojërave të fatit dhe shitjes së armëve, 7 të arrestuar për 24 orëve në Tiranë

Të paktën 7 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, për zhvillimit të dy operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në pranga kanë rënë Lavdim Bregu, Brahim Çura, Alken Kokiçi, Feim Ismaili, Indrit Loka, Albert Dedej dhe Klodian Mustafa.
Gjithashtu gjatë këtij aksioni u sekuestruan 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.
Njoftimi i plotë;
Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.
Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas.
-në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit L. B., në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
-në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128