“Mijëra dollarë për disa orë në burg”, zbardhen shumat e çmendura që vajzat e showbizz-it shqiptar paguhen nga kriminelët, videot intime shpërndahen mes të burgosurve

19 Maj 2026, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mijëra dollarë për disa orë në burg”,

Gazetari Flamur Vezaj ka ardhur me një tjetër deklaratë tronditëse, duke hedhur më shumë dritë mbi shumat e mëdha të parave që të burgosurit u japin si “dhuratë” vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar, me qëllim zhvillimin e takimeve speciale brenda ambienteve të burgut.

Sipas informacioneve që ai ka marrë nga persona të ndryshëm, shumat variojnë në bazë të famës, që këto vajza kanë në rrjetet sociale, duke nisur nga 3 mijë euro dhe duke shkuar deri në 10 mijë dollarë.

Sipas gazetarit vajzat që “peshkohen” më së shumti janë ato me ndikim të lartë në rrjetet sociale, të njohura për popullaritetin dhe audiencën e madhe që kanë online.

“Çmimet unë nuk e di se nuk kam ndërmjetësuar, por nga personat që më kanë kontaktuar dhe më kanë shkruajtur, variojnë çmime të ndryshme në bazë të personit se sa shikueshmëri ka në rrjetet sociale, sa është e njohur. Nga informacione të ndryshme që më janë dërguar, variojnë çmimet të ndryshme 3 mijë euro e sipër.

Në rastin konkret më thotë dikush, kanë paguar dhe 10 mijë dollarë në formë dhurate që kanë shkuar ta takojnë në dhomën e burgut. Edhe i kanë filluar edhe pastaj i kanë shpërndarë mes shokësh për tu mburrur. I kanë filmuar vetë dhe më pas i kanë shpërndarë duke u mburrur”, tha ai për emisionin “Opinion”.

Po ndodh...