Inteligjenca gjermane: Irani do të shtojë sulmet ndaj Evropës pas luftës

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka ngritur alarmin për rrezikun e mundshëm të zgjerimit të aktiviteteve të inteligjencës iraniane në Evropë, pas përfundimit të fazave të fundit të konfliktit dhe uljes së presionit mbi Teheranin. Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (Bundesamt für Verfassungsschutz – BfV), ekziston mundësia që Irani të intensifikojë operacionet jashtë vendit, duke përdorur shërbimet e tij të inteligjencës për të identifikuar dhe ndjekur kundërshtarët e regjimit.
Sipas raportimeve të cituara nga Euractiv, objektiva të mundshëm përfshijnë institucione hebraike dhe izraelite, disidentë iranianë dhe individë të konsideruar si kundërshtarë të regjimit në Teheran. BfV thekson se po monitoron raste të individëve që jetojnë në Gjermani dhe që dyshohet se kanë udhëtuar në Iran për trajnim ose kanë bashkëpunuar me autoritetet iraniane. Agjencia vlerëson se këta individë mund të përdoren në operacione të mundshme jashtë vendit.
Sipas inteligjencës gjermane, shërbimet iraniane janë të afta të përdorin metoda që përfshijnë mbikëqyrje të fshehtë, kërcënime dhe përgatitje për sulme, të cilat në disa raste mund të afrohen me format e “terrorizmit shtetëror”.
Po ashtu, burime të sigurisë kanë deklaruar se disa dhjetëra persona nga Gjermania kanë udhëtuar në Iran dhe mund të jenë përfshirë në aktivitete në interes të Teheranit. BfV ka theksuar se niveli i kërcënimit ndaj objektivave hebraike dhe izraelite, si dhe ndaj opozitës iraniane në Gjermani, mbetet i lartë dhe kërkon vigjilencë të shtuar nga autoritetet e sigurisë. Autoritetet gjermane vijojnë hetimet dhe monitorimin e situatës, në një kohë tensionesh të rritura gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128