Aksidenti tragjik i Manninger, nisin hetimet për dinamikën e ngjarjes së rëndë

Bota e futbollit është trishtuar për ndarjen nga jeta në moshën 48 vjeçare të Alexander Manninger, ish portierit austriak që e humbi jetën mëngjesin e së enjtës pas një aksidenti tragjik ku ai u përplas nga një tren në hekurudhë në Salzburg.
Sipas të dhënave të para të siguruara nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në Salzburg, Manninger po kalonte binarët kur treni lokal goditi plotësisht makinën e tij duke e marrë me vetë për disa metra.
Punonjësit e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe tentuan të rianimonin 48 vjeçarin duke përdorur defribilatorin, por plagët e marra nga ish portieri rezultuan fatale. Ish futbollisti që ishte vetëm në makinë ndërroi jetë në vend, ndërsa makinisti i trenit nuk pati lëndime.
Autoritetet austriake tashmë kanë hapur një hetim për të qartësuar pikët e errëta të ngjarjes dhe për të ndërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes. Fokusi i hetuesve iu drejtua funksionit të traut të kalimit; do të jetë e rëndësishme të sigurohet se sinjalet e ndritshme apo barrierat ishin aktive në momentin e kalimit të makinës. Linja hekurudhore u vu në sekuestrim për disa orë për të lejuar marrjen e të dhënave teknike të nevojshme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për problem mekanik apo gabim njerëzor. Për momentin, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me shkaqet që çuan Manninger te binarët teksa treni ishte duke ardhur.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128