Broja nuk fshihet: I lumtur për golin e parë, faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet

Armando Broja shënoi golin e parë me Burnley dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Bournemouth i ka dërguar një mesazh tifozëve.
“Jam i lumtur që shënova golin tim të parë. Kjo pikë do të thotë shumë për ne, le të vazhdojmë të bëjmë mirë. Faleminderit për mbështetjen edhe tifozëve, keni qënë të mrekullueshëm”-tha Broja në videomesazh.
Më pas për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi i kombëtares u ndal te rëndësia e barazimit 1-1, pas shtatë humbjeve radhazi.
“Nuk është e lehtë kur je në një pozicion jo të mirë në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë.
Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta për ne, por kjo mori fund sot. Le të bëjmë mirë në vijim.
Bournemouth është një skuadër vërtet e mirë dhe ne e dinim sa të rrezikshëm mund të ishin.
Ishte një betejë gjatë gjithë ndeshjes me të vërtetë, por shikoni, jemi mjaft me fat që nxorëm barazimin dhe ndoshta mund të kishim shënuar edhe një gol në fund, por ne e marrim pikën dhe vazhdojmë përpara.”- theksoi ai.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
