
E konfirmon mjeku në Kosovë/ Ra pa ndjenja pas përplasjes me portierin, futbollisti 23-vjeçar në gjendje të rëndë

Momente ankthi dhe paniku u regjistruan gjatë ndeshjes mes Gjilanit dhe Malishevës. Pas një dueli ajror, futbollisti 23-vjeçar, Oltion Bilalli i Gjilanit u përplas me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, duke përfunduar pa ndjenja në tokë. Një përplasje e rëndë e cila la lojtarin sulmues pa lëvizur në tokë, ndërsa futbollistët e të dy skuadrave kërkuan me shpejtësi ndërhyrjen e stafit mjekësor dhe afrimin e ambulancës.
Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta teksa iu dha ndihma Bilallit, i cili më pas u dërgua në spital për vizita më të hollësishme. Ndërkohë së fundmi drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar për TV Dukagjinin se gjendja shëndetësore e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilalli, është e rëndë!
Deklarata e plotë
Është pranuar te ne në QE rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në QE. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë, është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik, pas orës 22:00 do të ia përsërisim edhe disa ekzaminime. Më pas së bashku me konsultantët vendosim për më tej. Trajtimi i mëtejshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intenziv Qendror.
-
Shënon Inter, Barcelona vë në diskutim finalen
6 Maj, 21:28

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128