Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion
12 Maj 2025, 08:52 / SPORT
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores.
Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00.
Një duel që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Egnatia do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’u rikonfirmuar si kampione e Shqipërisë.
Në krahun tjetër, Vllaznia dëshiron këtë trofe pas 24 vitesh pritje.
Përsa i përket këtij sezoni, rrogozhinasit mbyllën 36 javët e kampionatit në vendin e parë me 57 pikë.
Ndërsa shkodranët me 55 pikë e mbyllën sezonin në vendin e dytë.
Egnatia është në finale pasi eliminoi Partizani, ndërsa kuqeblutë likuiduan Dinamon e Ilir Dajës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
