Hap i madh në karrierë për mesfushorin e Shqipërisë, arrin akordin me klubin historik në Europë

21 Prill 2026, 22:28 / SPORT ALFA PRESS

Hap i madh në karrierë për mesfushorin e Shqipërisë,

Etnik Brruti nuk do të transferohet te Rijeka siç ishte raportuar së fundmi, por te Hajduk Spliti. Ky është informacioni që po shpërndahet nga mediat në Kroaci.

22-vjeçari që la Kosovën për të përfaqësuar Shqipërinë, është pjesë e Malishevës në Superligën e Kosovës. Kontrata i përfundon pas këtij sezoni, ndërsa duket se edhe klubi i ri është gjetur.

Brruti do gjente edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë te Hajduku. Pikërisht ku luajnë Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti.

Për Brrutin do të jetë eksperienca e parë jashtë Kosovës, teksa bëhet fjalë për një klub me shumë histori. Kujtojmë se mesfushori shqiptar ka realizuar tetë gola në kampionat duke shkëlqyer.

Po ndodh...

ide