Laporta zbulon prapaskenat e  merkatos: Gjigandi europian ofroi 250 milionë euro për Yamal, por refuzuam

24 Shkurt 2026, 17:33 / SPORT ALFA PRESS

Laporta zbulon prapaskenat e  merkatos: Gjigandi europian ofroi 250

Lamine Yamal është një nga diamantet e skuadrës së Barcelonës. Të shumta kanë qënë ofertat për talentin spanjoll, por katalanasit kanë refuzuar të gjitha ofertat.

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar në një intervistë të dhënë së fundi për një propozim të PSG-së.

“Kur PSG na ofroi 250 milionë euro për Lamine Yamal dhe ne e refuzuam, ai ishte 17 vjeç. Disa njerëz menduan se ishim të çmendur”, deklaroi Laporta.

Po ndodh...