Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, klubi francez i detyrohet shumën e majme

Një gjykatë pune në Paris ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet paguar për pagat e prillit, majit dhe qershorit të vitit 2024. Ky gjyq ishte zgjatur prej kohësh pa zgjidhje.
Gjykata pranoi se PSG kishte dështuar, që t’i jepte Mbapes çfarë i takonte nga pagat dhe po ashtu bonusin etik dhe atë të nënshkrimit. Vetë sulmuesi francez nuk kishte hequr dorë nga ato, ndërsa PSG pretendonte se duhet t’i humbiste.
Mbape kërkoi edhe më tepër nga PSG, megjithatë këto janë çfarë u njoh. Përfaqësuesit e francezit u shfaqën të kënaqur pas vendimet.
26-vjeçari u largua në vitin 2024 si lojtar i lirë, ndërsa zgjodhi të vazhdonte Real Madrid. Klubi madrilen nuk pagoi te francezët, ndërsa prej kohësh nuk ia dilte të blinte kartonin e Mbapes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

