Partizani feston në Vlorë, fiton me përmbysje

22 Shkurt 2026, 18:40 / SPORT ALFA PRESS

Partizani feston në Vlorë, fiton me përmbysje

Partizani mundi me përmbysje 1-2 Flamurtarin në Vlorë. Vendasit zhbllokuan shifrat me Squadrone, në minutën e tetë. Të kuqtë reaguan dhe përmbysën llogaritë me dopietën e Sidibe.

Flamurtari pati shansin e artë për barazimin, por humbi një penallti.

Ekipi i Kërnajës është në vendin e pestë me 36 pikë. Të besuarit e Moreiros mbyllin klasifikimin me vetëm 20 pikë të grumbulluara. Kjo ndeshje ishte e fundit për javën e 25-të.

Po ndodh...