Pjesë e një dite të veçantë, Armando Broja shfaqet i qeshur mes fëmijëve
18 Dhjetor 2025, 15:12 / SPORT

Armando Broja ishte pjesë e ditë ndryshe ku si lojtar i Bërnlit, pati një vizitë speciale. Sulmuesi i Kombëtares u prit nga një komunitet i specializuar mësimor, që në fokus ka ofrimin e arsimit për nxënësit e moshës 3 deri në 19 vjeç dhe që janë me një gamë të gjerë nevojash të veçanta dhe aftësi të kufizuara.
“Dje patëm privilegjin të mirëprisnim një vizitë nga lojtarë të Bërnlit. Kjo u organizua nga ‘Burnley in the Community’ për shkak të lidhjes sonë me klubin. Lojtarët që na vizituan ishin Armando Broja dhe Bashir Humfris”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Broja është preferuar titullar në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Sfida e radhës është në transfertën e Bërnmuth, pikërisht të shtunën prej orës 16:00.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
