
Tirana, 10 lojtarë në “ajër ! Nga porta në sulm, ekipi do të ketë një tjetër zbrazëti

Tirana dihet që duhet ribëhet nga e para, por filozofia e ekipit të ri do të jetë afrimi i lojtarëve, cilësorë, të rinj dhe me të ardhme, siç është rasti i Zharmunit, Dembelesë, Kolës apo ndonjë tjetri.
Bardheblutë në sezonin e ri pritet që të afrojnë dhe largojnë disa lojtarë në ekip dhe kjo nuk diskutohet. Kjo, duke filluar nga porta e deri në sulm. Nga ana tjetër, do të shihet se cilët lojtarë do të jenë pjesë e bardhebluve. Në këtë moment që flasim janë 10 futbollistë pa kontratë, që mund të shiten, kanë oferta apo mund të largohen, por në ditët në vazhdim do të shihet se cili qëndron. Në këtë moment që flasim, bardheblutë nuk kanë asnjë repart të garantuar.
Tirana ka tre portierë të rangut të lartë: Leon Kozin, Mustafë Abdullahun dhe Gentian Selmanin. Ky i fundit është në fund të kontratës. Edhe Leon Kozi nuk ka kontratë dhe mund të ikë te Dinamo, ndonëse duhet të zgjedhë çështjen me bardheblutë për periudhën e formimit. Gardiani këto kohë nuk ka qenë në grumbullimin e ndeshjeve. Mustafë Abdullahu mund të blihet nga Kalsruhe, ndërkohë që tani është borxh te skuadra gjermane. Pa kontratë janë Florjan Përgjoni dhe Gledi Mici.
Ata janë gjysma e repartit të mbrojtjes dhe titullarë. Për Micin ende nuk ka një situatë të qartë, nëse do të qëndrojë apo jo. I vetmi që e ka të sigurt qëndrimin është Florjan Përgjoni, por edhe ky me një kleçkë. Me Tiranën rinovon nëse nuk gjen një skuadër tjetër jashtë, ndërsa ka oferta nga Egnatia dhe skuadra të tjera të kampionatit shqiptar.
TË LARGUARIT – Dy janë lojtarët që do të mbyllin marrëveshjen me Tiranën, Admir Bajroviçi dhe Abel Abah. Nëse Bajroviçi ka bërë diçka, Abah nuk ka lënë asnjë gjurmë në Superiore. Sulmues me zero gola dhe në këto kushte duhet të largohet, pasi nuk është i vlefshëm për bardheblutë.
OFERTAT – Tre janë lojtarët, të cilët kanë oferta reale. Bëhet fjalë për Ualid Zharmunin, Edison Kolën dhe Mahamadu Dembelenë. Të tre ka gjasa të jenë vitin tjetër në një skuadër europiane, pra, larg Tiranës.
MBLEDHJA – Te 26 herë kampionët, të cilët shpëtuan me një autogol në minutën e 90-të, gjatë sfidës “play out” me Pogradecin, si fillim, është vendosur që të bëhen disa ditë pushim. Më pas, skuadra do të jetë sërish nën regjim stërvitor, me shumë mundësi deri në fund të muajit maj. Ky vendim është marrë, pasi pushimi i kampionatit është i gjatë dhe sipas trajnerëve, skuadra duhet të qëndrojë në tonus. Një pikë tjetër e diskutuar këto ditë në ambientet bardheblu, do të jetë një takim që pritet të bëhet gjatë kësaj jave për të ardhmen e trajnerit si dhe lojtarëve ose më saktë riformatimin e ekipit.DFSGFSGOLS

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128