Xabi mund të largohet nga Leverkusen, pasuesi i mundshëm

30 Prill 2025, 18:51 / SPORT ALFA PRESS

Xabi mund të largohet nga Leverkusen, pasuesi i mundshëm

Bayer Leverkusen po përgatitet për mundësinë e një të ardhmeje pa Xabi Alonson, për të cilin Real Madrid duket se po afrohet gjithnjë e më shumë.

Sipas Kicker, klubi gjerman ka përfshirë Erik ten Hag në listën e zëvendësuesve të mundshëm në rast të largimit të trajnerit spanjoll në fund të sezonit.

Edhe pse ende nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar, drejtuesit e Leverkusenit raportohet se tashmë kanë grumbulluar informacione të detajuara për ish-trajnerin e Manchester United, aktualisht pa ekip pas një sezoni të vështirë në Premier League.

Ten Hag konsiderohet një profil i nivelit të lartë, me përvojë ndërkombëtare dhe një ide loje që përkon me projektin e klubit.

 

Po ndodh...

ide