24 vite pa kanalizime në Ravonik të Korçës, 10 familje mes fekaleve dhe mungesës së zgjidhjes
Banorët shprehen se pr

ej 24 vitesh kanë trokitur në dyert e institucioneve, nga bashkia tek prefektura, por pa marrë një përgjigje përfundimtare. Sipas tyre, dikur në zonë ka ekzistuar një kanal kullues në tokë shtetërore, i cili më pas është privatizuar, duke bllokuar mundësinë e shtrirjes së rrjetit të kanalizimeve për këto familje.
“Fshati ka kanalizime, vetëm ne kemi mbetur jashtë. Kemi paguar taksa dhe kemi kontratë me ujësjellësin, por askush nuk na ka dhënë zgjidhje,” shprehet një prej banorëve. Ata theksojnë gjithashtu se ndotja është bërë e padurueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe shëndetin e komunitetit.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve Korçë sqarojnë se problemi lidhet me kuotat e terrenit, pasi banesat ndodhen më poshtë se rruga, duke e bërë të nevojshme kalimin e tubacioneve në një pronë private, për të cilën nuk është arritur marrëveshje me pronarin.
Institucioni thekson se aktualisht shërbimi ofrohet përmes pastrimit periodik të gropave septike, ndërsa si zgjidhje afatgjatë mbeten negociatat me pronarin ose mundësia e shpronësimit, nëse gjendet dakordësi.
Edhe Bashkia e Korçës pranon se bëhet fjalë për një problem të hershëm. Kryetari i bashkisë, në një reagim, konfirmon se janë bërë përpjekje për të kontaktuar pronarët e tokës, të cilët ndodhen jashtë vendit, por pa sukses. Ai shton se përdorimi i gropave septike nuk është një zgjidhje e pazakontë në raste kur rrjeti i kanalizimeve është i pamundur teknikisht. /Emisioni Fiks Fare
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128