Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

16 Dhjetor 2025, 17:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset

Një aksident automobilistik është shënuar në segmentin rrugor Shupenzë–Maqellarë, ku janë përplasur tre automjete, njëri prej të cilëve me targa bullgare.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa bullgare udhëtonte drejt Tiranës me një familje, ndërsa mjetet janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor në këtë segment.

Po ndodh...