Takimi i Salianjit në Elbasan/ Anëtari i FRPD, Arbër Kola: PD sot me figura që nuk riciklohen. Ramën e largon rinia, kjo lëvizje do përhapet në të gjithë vendin

16 Dhjetor 2025, 18:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi i Salianjit në Elbasan/ Anëtari i FRPD, Arbër Kola: PD sot

Anëtari  i FRPDL Arbër Kola, në fjalën e mbajtur gjatë takimit me strukturat e PD në Elbasan, ku merr pjesë dhe anëtari i Kryesisë Ervin Salianji, u shpreh se PD ka sot figura që nuk riciklohen. “Ramën e largon rinia, kjo lëvizje do përhapet në të gjithë vendin”, tha Kola.

“Në 4 dhjetor 2022 isha në primare dhe nuk u mbajtën premtimet e rithemelimit dhe të foltores së 2021. Proceset dhe votimet e brendshme nuk u bënë asnjëherë të sakta dhe të mirëfillta. Pastaj themi është i keq Rama, vjedh dhe manipulon, dakord por a ke dhënë ti një metodë ndryshe, Rama mposhtet  me një antitrup, pra me të kundërtën e tij, ai është manipulues dhe është i paarritshëm në vjedhje dhe manipulime”, tha Kola.

Arbër Kola : Premtimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2011 nuk u mbajtën, nuk u respektua as statuti i PD. Zgjedhjet e FRPD u shitën haptazi, për t’ia lënë një personi që as moshën nuk e kishte për të qenë kryetar i Forumit. Në 4 dhjetor 2022 isha në primare dhe nuk u mbajtën premtimet e rithemelimit dhe të foltores së 2021. Proceset dhe votimet e brendshme nuk u bënë asnjëherë të sakta dhe të mirëfillta. Pastaj themi është i keq Rama, vjedh dhe manipulon, dakord por a ke dhënë ti një metodë ndryshe, Rama mposhtet  me një antitrup, pra me të kundërtën e tij, ai është manipulues dhe është i paarritshëm në vjedhje dhe manipulime.

Arsyeja pse ndodhem këtu është i njëjtë si në shtator 2021 për ndryshimin real në PD, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe mospërdorimi i të rinjve si fasadë por që të jenë vërtetë gur themelimi. Ne jemi partia e rinisë, e themeluar nga studentët dhe është fatkeqësi për ne që përfundojmë në disa figura të cilat nuk riciklohen dot. Thonë ky është misioni i jetës, por po për misionin tonë a do të fillojmë të flasim? Kam edhe unë një mision, që të qëndrojmë në Shqipëri. Ky mision realizohet vetëm duke larguar Edi Ramën. Fatkeqësisht këta nuk e largojnë dot.

Edi Ramën e largon ndryshimi, fytyrat e reja, idetë e reja, e largon rinia. Kjo sallë e mbushur me rini më jep entuziazmin që nga kjo sallë nis një lëvizje që do të përshkallëzohet dhe do të shkojë në të gjithë Shqipërinë.

Po ndodh...