Këshilli i BE: Mbështesim dhe inkurajojmë SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit të lartë, të ndalen ndërhyrjet!

Këshilli i Bashkimit Eurooian i përbërë nga ministrat e jashtëm ka dalë me një raport të detajuar përsa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në pjesën për Shqipërinë konstatohet se i vetmi progres i qenësishëm vjen nga Drejtësia dhe posaçërisht SPAK dhe GJKKO.
"Këshilli nënvizon rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të rezistencës së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme. Gjithashtu kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve gjyqësore. Këshilli mirëpret përparimin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një histori të fortë suksesi dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e këtyre çështjeve.
Këshilli mirëpret rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, duke përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Këshilli gjithashtu mirëpret bashkëpunimin e mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare, i cili duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin në hetimet financiare. Këshilli riafirmon se kontrollet e forcuara dhe kapacitetet e konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së janë të rëndësishme", thuhet mes të tjerave në raport.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
