Akuzohet se dhunoi gazetarin Ervin Dushi, gjykata lë në burg pronarin e rrjetit të marketeve “Xhedis”. Dëshmia në gjyq
“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Prel Gjoni, pronar i market “Xhedis”. Gjoni doli për t’u njohur me masën e sigurisë pasi disa ditë më parë goditi bashkë me dy persona të tjerë gazetarin Ervin Dushi.
Gjoni para gjykatës ka mohuar se e ka goditur gazetarin Dushi duke i qëndruar versionit të tij se vetëm e ka shtyrë.
Pavarësisht pretendimeve të pronaris të marketeve, prokuroria e Shkodrës kërkoi “arrest me burg”, masë që u pranua nga gjykata e shkallës së parë e cila la në paraburgim Preë Gjonin.
Gjithçka ka nisur pas një video të gazetarit Ervin Dushi në Tik Tok para disa ditësh i cili u shpreh se në mbrëmjen e asaj dite so të denocnte ushqimet e skaduara të një rrjeti marketesh.
Në darkë sipas gazetarit Dushi, ai ka marrë një telefonatë nga pronari i market “Xhedis”, Prel Gjoni dhe se ky i fundit e ka goditur bashkë me dy të tjerë duke i shkaktuar sëme në fytyrë dhe kokë.
Pas kësaj ngjarje policia ndaloi Prel Gjonin duke bërë arrestimin e tij ndërsa gjykata sot e la me masën “arrest me burg”.
Gjoni pas ngjarjes para se të arrestohej por edhe në gjylatë është shprehur se gazetari Dushi e ka shantazhuar për t’i vendosur gjobë por kjo gjë nuk është vërtetuar dhe është mohuar nga gazetari në fjalë i cili u rrah prej 3 personave, mes të cilëve u godit edhe nga Prel Gjoni i cili u arrestua nga policia e Shkodrës për vepërn penale “goditje për shkak të detyrës”.
Tashmë prokuroria vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë rast.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128