Ankorohet në portin e Durrësit kroçera e parë e sezonit me 250 turistë

11 Prill 2025, 19:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ankorohet në portin e Durrësit kroçera e parë e sezonit me

Në portin e Durrësit u ankorua sot kroçera e parë për vitin 2025, “MS Hamburg”, e cila mban në bord 250 turistë, kryesisht gjermanë dhe francezë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur në njoftim për shtyp se “turizmi me kroçera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe”.

Sipas APD-së, muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.

Me rritjen e numrit të turistëve, risi janë edhe anijet që vizitojnë për herë të parë portin.

“Një prej tyre është kroçera “National Geographic Orion”, e cila mbërrin për herë të parë në Durrës në muajin qershor, për t’u rikthyer më pas edhe në 5 vizita të tjera brenda sezonit”, tha APD.

Turizmi i kroçerave është një tregues i qartë se industria turistike shqiptare ka hyrë në një stad të ri zhvillimi, duke u kthyer në një kontribues me gravitet në ekonominë e vendit.

 

Po ndodh...