
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës

4 Prill 2025, 18:52 / AKTUALITET
Autoritetet zvicerane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pasi ai akuzohet për trafik të drogave të rënda në Lugano.
Sipas mediave të huaja, roli i shqiptarit ishte i rëndësishëm pasi ai kryente transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës.
24-vjeçari u arrestua brenda banesës ku ndodhej. Nga kontrolli i kryer u gjetën rreth 120 gramë kokainë dhe disa mijëra franga cash. Krimet ndaj tij janë shkelje të rënda të Ligjit Federal për Narkotikët, si dhe shkelje të Ligjit Federal për të Huajt, raportohet në mediat vendase.
Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo, teksa po thellohen hetimet për të çmontuar organizatën kriminale ku bënte pjesë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128