Bllokohet veliera, dy turistët anglezë mbeten në mes të detit Adriatik

Dy anglezë kanë mbetur ditën e sotme 2 milje larg bregut në një velierë pa karburant, të cilët më pas janë ndihmuar nga Policia Kufitare.
Veliera është tërhequr dhe dërguar në kalatën e portit të Shëngjinit. Situata është favorizuar edhe nga moti i keq dhe vranësirat, gjë e cila ka bërë të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg.
“Shërbimet e Policisë Kufitare ndihmojnë 2 shtetas që e kishin të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg. Menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas kishin mbetur në det, me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit, shërbimet e SPK Shëngjin u nisën me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues velierë dhe 2 shtetas anglezë në bord, të cilët i morën me mjet lundrues dhe i transportuan në breg. Gjithashtu, veliaera u tërhoq dhe dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.”– thuhet në njoftimin.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128