Përfundon takimi i partive me Albulena Haxhiun, propozohet 7 qershori për datë të zgjedhjeve
Ka përfunduar takimi i U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Në këtë takim, 7 qershori është parë si datë më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se në këto zgjedhje PDK do të shkojë si parti por që brenda listës do të ketë risi dhe emra e figurra tjera.
“PDK do të shkon në zgjedhje, Lista e partisë së PDK-së, brenda listës do të ketë edhe risi edhe emra e figura tjera”, tha ai para gazetarëve.
Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pas takimit tha se si parti kanë qenë dakord që data të jetë 7 qershori, duke qenë se një datë të tillë e kishte kërkuar edhe KQZ-ja për shkak të mobilizimit për organizimin e zgjedhjeve.
“Si LDK dhamë opininionin që brenda kornizave të shpallet data 7 qershori si datë e zgjedhjeve, me që ishte një arsyetim që KQZ ka kërkuar me që i nevojitet më shumë mobilizim për organizimin e zgjedhjeve. Jemi dakord me datën 7 qershor”., tha Lushaku-Sadriu.
Ardian Gjini i AAK-së tha se në takim kishte dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori.
“Prej asaj që pamë në takim me Haxhiun, ka një dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori, edhe ne jemi pajtu edhe pse skemi pasur preferencë Zgjedhjet janë shansë për vendin, edhe pse pak kush i ka dashtë tashi. Po bëhemi gati me ja dhënë Kosovës atë që i duhet. Populli i Kosovës duhet me shfrytëzu këtë shans të zgjedhjeve të datës 7 qershor”, tha Gjini para gazetarëve.
Ky takimi vjen pasi Presidenca ka bërë të ditur se Haxhiu është koordinuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, lidhur me përgatitjet institucionale për organizimin e zgjedhjeve.
Kosova po shkon në zgjedhje të reja parlamentare pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues prej 34 ditësh, i cili përfundoi të martën në orën 24:00.
Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi shpërndahet automatikisht në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati.
Haxhiu ka deklaruar se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues, ndërsa pas konsultimeve me partitë politike pritet të caktohet data e votimit.
Sipas afateve ligjore, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh, me 7 qershorin që paraqet datën e fundit të mundshme për mbajtjen e tyre.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128