E vetmja që u lejua të kandidojë pë kreun e PD/ Kush është mjekja Mereme Sela: Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë, por për Berishën kam shumë respekt!

30 Prill 2026, 15:06 / POLITIKË ALFA PRESS
E vetmja që u lejua të kandidojë pë kreun e PD/ Kush

Në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i vetmi emër që është regjistruar përballë Sali Berishës është Mereme Sela, mjekja e QSUT-së, e cila ka marrë edhe “bekimin” e Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Sela nuk është figurë e njohur e politikës dhe as pjesë e strukturave srejtuese të demokratëve, dhe ajo vet e ka pranuar këtë. Por megjithatë ky fakt nuk e ka penguar të marrë përgjigjen pozitive të Nokës.

“Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë”, është shprehur pas dorëzimit të kandidaturës së saj ditën e sotme në selinë blu, dhe ka theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.

Ndërkohë Noka ka deklaruar: “Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate. Për të qenë pjesë e PD duhet së pari të jesh demokrat dhe jo t’i shërbesh Ramës, por demokratëve”

Mereme Sela ka thënë se është anëtare e PD, që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në Durrës, ajo ka marrë vetëm 43 vota.

“Jam në PD që nga viti 2014. Pse kam marrë 43 vota në Primaret e PD? Kam bërë ankesat e mia për votat që… se si janë marrë në Qarkun e Durrësit, dhe nuk është se e ka vënë ujin në zjarr dikush për të më thirrur, qoftë edhe për ankesën më të vogël që unë kam bërë. Edhe në primaret e Durrësit kërkova që secili kandidat të prezantonte programin e tij. Nga të gjithë kandidatët, kam qenë e vetmja që kam shkruar te grupi që është mirë të mblidhemi para anëtarësisë, të na njohi për kontributet. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur”

Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me kreun e PD, Sali Berishën, ajo ka thënë:  “Unë kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova