Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë ndodhi me burrin agresor

2 Maj 2025, 21:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi gruan në kokë në mes të lokalit, çfarë

Në Nëntor të vitit të kaluar, emisioni “Stop” trajtoi rastin e rëndë të zonjës Floresha Koçi, e cila prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, kur ajo zbuloi tradhtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua.

Floresha tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë. Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari hyri në biznesin, që kishin bashkë duke e goditur 3 herë në kokë, thyer celularin dhe gjuajtur me sende të forta.

Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit, kur Floresha do të merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti u konfliktua me vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit e mori atë vetë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Floresha dhe vëllai i sëmurë u lanë në arrest shtëpie, ndërsa Bledari sërish u la i lirë.

Pas transmetimit të emisionit “Stop”, avokati Arben Llangozi thotë se dy vëllezërit e Floresha Koçit janë liruar nga burgu dhe mbi ta qëndron një masë më e lehtë sigurie, për njërin detyrim paraqitje dhe për vëllain tjetër arrest shtëpie.

“Nga momenti që çështja u transmetua në emisionin Stop dolën një sërë provash të cilat ishin risi për hetimin. Nga ana jonë u bë një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila ka reaguar në mënyrë korrekte duke nisur një proces penal. Dhunuesi i vërtetë është para një hetimi penal, ky është kërkuar nga gjykata zëvendësimin i masave nga arresti në burg në detyrim paraqitje. Ndërkohë që për një shtetas tjetër arrest shtëpie. Shpresojmë që në bazë të provave të paraqitura në emisionin Stop, të cilat janë marrë dhe pranë institutit të vuajtjes së dënimit në Elbasan, që është një risi për të gjithë mediat. Është media e parë që i është drejtuar IEVP-së dhe ka marrë një intervistë pranë këtyre institucioneve dhe provave të tjera të akumuluara nga emisioni Stop ka arritur në konkluzionin që kemi një vepër penale. Shpresojmë që së shpejti dhunuesi i vërtetë të jetë para përgjegjësisë penale”, tha avokati.

 

Po ndodh...