Djegia e pallatit te Farmacia 10, reagon Endri Shabani: Institucionet të papërgatitura! Bashkia Tiranë të strehojë banorët menjëherë

Avokati i Popullit Endrit Shabani, në një deklaratë për mediat mëngjesin e kësaj të enjteje ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë, ku një nga pallatet e kompleksit “Arlis”, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, u përfshi nga flakët.
Gjatë prezantimit të Raportit Vjetor 2025 të institucionit që ai drejton, Shabani është ndalur edhe te kjo ngjarje, duke theksuar se zjarri ka nxjerrë në pah mangësi serioze në reagimin dhe përgatitjen e institucioneve.
Nga hetimi paraprak i kryer, janë konstatuar problematika të lidhura kryesisht me pushtetin vendor, ndërsa është ngritur një Task Forcë e posaçme për të verifikuar nivelin e sigurisë në banesat në kryeqytet. Po ashtu, është kërkuar që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë menjëherë për të siguruar strehim për banorët e prekur, përmes programeve të strehimit social.
“Zjarri i rënë zbuloi se institucionet janë të papërgatitura. Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimit social”, tha Shabani.
Ndërkohë, hetimet mbi shkaqet e zjarrit kanë avancuar dhe dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa të miturve. Grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë nga biznese përreth zonës, ku shfaqen disa fëmijë që qëndrojnë në pjesën e pasme të një marketi dhe më pas hedhin një objekt të dyshimtë mbi disa kuti kartoni.
Pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, i cili përhapet me shpejtësi duke u kthyer në një zjarr të fuqishëm që përfshiu fasadën e pallatit 12-katësh dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
