I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Tropojë

16 Prill 2026, 08:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar u arrestua nga policia e Bajram Currit pasi u konstatua i dehur dhe me armë në makinë.

Blutë bëjnë me dije se nga verifikimet rezulton se i riu kishte qëlluar më parë, me armë zjarri, në ajër.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi:

-A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Po ndodh...

ide