Vrau vjehrrin dhe vjehrrën e trupat e copëtuar i futi në valixhe, rikonfirmohet dënimi me 30 vite burg për shqiptaren

16 Prill 2026, 09:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau vjehrrin dhe vjehrrën e trupat e copëtuar i futi në valixhe,

Është konfirmuar dënimi me 30 vite  burg për Elona Kaleshën, 41-vjeçaren shqiptare e cila dyshohet se vrau vjehrritë e saj, Teutën dhe Shpëtim Pashon, prindërit e ish të dashurit të saj, Taulantit.

Vendimi u dha ditën e djeshme nga Gjykata e Kasacionit, e cila hodhi poshtë ankesën e avokatëve mbrojtës të gruas, Federico Febbo dhe Antonio D'Orzi.

Kujtojmë se dy viktimat u zhdukën në nëntor 2015 (një ditë para se Taulanti, i ndaluar në Sollicciano për çështje të lidhura me drogën, të lirohej nga burgu) dhe pas 5 vitesh, u lokalizuan trupat e tyre të pajetë të copëtuar dhe të futur në katër valixhe të braktisura në një fushë midis burgut Fi-Pi-Li dhe Sollicciano.

Fillimisht u spekulua se çifti ishte larguar vullnetarisht nga Italia. Mirëpo hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore nxorrën në pah se ata u vranë në mënyrë brutale nga nusja e tyre.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

Një valixhe, pastaj një tjetër dhe një tjetër, ishin katër valixhe të cilat, pas zbulimit të së parës, dolën nga një fushë midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda, ishin mbetjet e frikshme të një burri dhe një gruaje. Ishte dhjetori i vitit 2020 dhe brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos , bashkëshortëve shqiptarë të zhdukur që prej 1 nëntorit pesë vite më parë.

Ata nuk ishin zhdukur, por rezultuan të ishin viktima të një vrasjeje . Kush mund t'i kishte vrarë ata? Duke marrë parasysh një diferencë të konsiderueshme kohore, prokurori u përqendrua në rrethin familjar të çiftit dhe në pak ditë rrethi u shtrëngua rreth Elona Kaleshës,  në momentin e zhdukjes, ajo ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën në via Fontana, në Firence, të cilën gruaja e kishte marrë me qira në emrin e saj.

Sipas rindërtimit të historisë referuar hetimeve të deritanishme, dyshohet se krimi ka ndodhur në një apartament në Via Felice Fontana , në lagjen fiorentine të San Iacopino, të marrë me qira nga e pandehura për të strehuar vjehrrin e saj që kishin ardhur nga Shqipëria për të mirëpritur lirimin e djalit të tyre nga burgu.

Kalesha , e cila kishte çelësat e apartamentit në Via Fontana (çelësat e gjetur brenda shtëpisë), mund të ketë pasur më shumë se një motiv për vrasjen e prindërve të të dashurit të saj.

Dyshohet se njëri motiv ishte financiat, pasi burri dhe gruaja ishin kujdestarë të një shume të madhe parash që mbanin gjithmonë me vete, para që me shumë gjasa vinin nga trafikimi i drogës i djalit të tyre, Taulantit.

Me ato para, Elona dyshohet se ia ktheu të dashurit të saj një kredi prej 20,000 eurosh që ai kishte marrë para se të shkonte në burg. Ndërsa motivi tjetër për vrasjen e vjehrrisë së saj dyhsohet të jetë më banal: të heshtte vjehrrin e saj, të cilët dyshohet se kishin zbuluar shtatzëninë "klandestine" të Kaleshës, të cilën ajo e kishte ndërprerë vullnetarisht në Careggi disa ditë para krimit.

Po ndodh...

ide