“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

Dy përfaqësues të familjes Bajri, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi, kanë depozituar një kallëzim penal në kundër deputetes Marjana Koçeku.
Sipas kallëzimit, deputetja akuzohet për deklarata publike të bëra në rrjetet sociale, të cilat kallëzuesit i konsiderojnë shpifëse dhe kërcënuese ndaj familjes Bajri, shkuan A2CNN.
Në dokument thuhet se Koçeku, në një postim të publikuar më 17 qershor 2026, është shprehur: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”
Kallëzuesit pretendojnë se kjo deklaratë përbën një akuzë të pabazuar ndaj familjes Bajri, duke lënë të kuptohet se ajo ka kërcënuar familjen e deputetes, ndërsa njëkohësisht përmban një kërcënim publik ndaj tyre. Ata kërkojnë që SPAK të regjistrojë procedimin penal, të hetojë rrethanat e deklaratës dhe të administrojë provat përkatëse.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Botërori, më shumë se futboll
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128