Dosja “Flakë në det”/ GJKKO pranon kërkesën Gëzim Çelës dhe 11 të tjerë për gjykim të shkurtuar

9 Prill 2025, 14:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja “Flakë në det”/ GJKKO pranon kërkesën

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e grupit “Flakë në det” për tu gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Kërkesa u pranua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Erjon Bani dhe Rudina Palloj, teksa në datën 23 prill prokuroria e posaçme do të lexojë konkluzionet përfundimtare për 12 pjesëtarët e këtij grupi.

Arlind Ismailukaj, Gezim Çela, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Armando Papa si dhe dy shtetasit ukrainas Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon në seancën e kësaj të mërkure, i qëndruan kërkesës paraprake për gjykim të shkurtuar.

Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në gushtin e 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike në mes të detit.

SPAK dhe policia kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur në zonën e Patokut përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det. Droga u soll nga dy ukrainasit.

 

Po ndodh...