Në kërkim nga Gjermania/ Kapet në Francë shqiptari, anëtar i “Bandës së Çekiçit”

18 Dhjetor 2025, 23:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim nga Gjermania/ Kapet në Francë shqiptari,

Policia franceze ka arrestuar një anëtar të dyshuar të “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë, shkruan gazeta BILD.

Sipas rapotimeve të mediave të huaja, bëhet fjalë për shqiptarin Rexhino A, i njohur edhe me nofkën “Gino”, i cili kërkohej me urdhër arresti gjerman, pasi dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë të së ashtuquajturës “Hammerbande” (Banda e Çekiçit) mes tyre Maja T. 24 vjeç dhe Lina E. kanë sulmuar neonazistët në Budapest, duke i plagosur rëndë.

“Gino” ishte arrestuar edhe një herë në muajin nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Në atë kohë, Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si anëtar i “Bandës së Çekiçit”.

Në Gjermani, në qytetin Dresden, po zhvillohet aktualisht një proces gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann (32 vjeç). Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg.

Avokati i shqiptarit Rexhino A. ka shprehur frikën se, nëse klienti i tij transferohet në Gjermani, ai do të ekstradohet më pas në Hungari, ashtu siç ndodhi me Maja T.. Kjo e fundit u transferua në Hungari në verën e vitit 2024, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli këtë veprim të paligjshëm.

Po ndodh...

ide