Petro Koçi: Kritikat e Ramës ndaj SPAK mund të shmangeshin!

18 Dhjetor 2025, 21:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Petro Koçi: Kritikat e Ramës ndaj SPAK mund të shmangeshin!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK-ut mund të shmangeshin.

“Mendoj se situata mund të ishte pak më e relaksuar. Sepse edhe këto që bën PD-ja janë një përpjekje për t’u sjellë paralel me SPAK-un. Ata duhet të thonë që sa mirë që SPAK-u po bën diçka, por duan ta bëjnë vetë SPAK-un. Nuk arrijnë deri aty sa ta vlerësojnë SPAK-un si institucion i ri në moshë”, tha fillimisht Koçi.

“Më duket se sjellja e PD-së nuk është e tillë që të mbështesë këtë institucion”, shtoi ish-deputeti socialist.

Kur u pyet se si i duket sjellja e PS-së ndaj SPAK-ut, Koçi u përgjigj: “Mendoj që deklaratat e Ramës mund të ishin shmangur. Është paksa edhe natyra e zotit Rama ajo…Në këtë pjesë mund të mirëkuptohet, por do të varet shumë nga qëndrimi në thelb që do të mbahet”.

Sipas tij, “krahasuar me gjuhën që ka përdorur zoti Berisha” për SPAK-un, kryeministri Edi Rama “është shumë eufemik”.

“Por, sërish mendoj që mund të shmangej”, theksoi Petro Koç

Po ndodh...

ide