Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet i riu në Durrës

27 Shkurt 2026, 16:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e policisë ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi drejtuesi po kryente manovra të rrezikshme dhe përdorte celularin gjatë drejtimit.

Gjatë verifikimeve, i riu shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas testimit me aparatin drogëtestues, rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan  një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi  përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.

Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.“, njofton policia.

Po ndodh...

ide