Droga në banesën e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, kush janë shtatë efektivët që u pezulluan /EMRAT

Shtatë efektivë të policisë kanë marrë pezullim disiplinor nga detyra për moszbatim të përmbushjes së detyrave lidhur me kultivimin e kanabisit në një magazinë në Peqin, në banesën e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
‘Pezullohen nga detyra 7 punonjës policie, për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, më datë 19.03.2026. Për këta punonjës, për mangësi të konstatuara gjatë përmbushjes së detyrës, bazuar në nenin 163, pika 3, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 112, datë 24.02.2025, u bë pezullimi disiplinor nga detyra”,- thuhej në njoftimin e Policisë.
Nga detyra janë pezulluar shefi i Komisariatit të Peqinit, Shefi i Krimeve dhe 5 efektivë.
Komisar Altin Gusho – me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;
Nënkomisar Bilbil Lita – ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;
Komisar Danjel Kaçaniku – me detyrë Shef i Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Komisar Denis Sinani – ish-shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll;
Nënkomisar Sefer Dushku – me detyrë Specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Inspektor Muharrem Zylyfi – me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Inspektor Arben Koseni – ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale (agjent) në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128