E rëndë në Tiranë/ U dërgua në spital me plagë në kokë, ndërron jetë pas tre ditësh 4-vjeçari
27 Prill 2026, 20:53 / AKTUALITET

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës një 4-vjeçar.
Tre ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë.
Që prej asaj dite, 4-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë.
Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128