Transformimi i tij pas hekurave "mori dhenë"! Ilir Meta intervistë nga burgu, ish-presidentit i ndodh e papritura LIVE në emision

27 Prill 2026, 19:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Transformimi i tij pas hekurave "mori dhenë"! Ilir Meta

Ilir Meta ka qenë në qendër të mediave këtë të hënë, ku pas një periudhe të gjatë në paraburgim, ai u shfaq për herë të parë në publik gjatë seancës së parë në themel të procesit gjyqësor ndaj tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Paraqitja e ish-presidentit në sallën e gjyqit tërhoqi menjëherë vëmendje, jo vetëm për rëndësinë e procesit, por edhe për ndryshimin e dukshëm në pamjen e tij. I dobësuar ndjeshëm dhe me flokët e thinjur të prerë shumë shkurt, Meta u shfaq ndryshe nga imazhi që publiku kishte krijuar ndër vite. Ai qëndroi pas kafazit prej xhami, përballë ish-bashkëshortes dhe avokatit të tij, në një seancë që shënoi nisjen formale të gjykimit për çështjen CEZ DIA.

Pas përfundimit të seancës, Meta zhvilloi dhe një intervistë telefonike nga paraburgimi për emisionin “Breaking”. Në prononcimin e tij, ai ngriti shqetësime lidhur me trajtimin e çështjes dhe pretendoi se i është mohuar e drejta e fjalës, duke theksuar se ende nuk është njohur me vendimin e zbardhur të autoriteteve.

"Kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Tani e ka detyrim se Konventa Europiane prevalon mbi Kushtetutën. Përshembull, po bëhet viti dhe mua s’më është dhënë vendimi i zbardhur.Ju keni rekomandimet e avokatit të popullit. Kolegët kanë bërë kërkesa dhe drejtoria e burgjeve nuk i lejon. I dënuari përjetë në Australi ka dhënë intervistë televizive. Të gjithë nga kafazi kanë folur. Të drejtën ta jep kushtetuta. Komitetit të Helsinkit i kishin thënë se bëja ajrosje dy herë në ditë”, tha Meta, ndërkohë që kjo intervistë nuk zgjati shumë pasi telefonata me të u ndërpre papritur.

Po ndodh...