Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i “videove të natës”, mes tyre edhe shqiptarë

4 Shkurt 2026, 17:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i

Një hetim i BBC ka zbuluar se disa persona, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë, kanë filmuar fshehurazi gra dhe vajza gjatë daljeve të natës dhe më pas i kanë publikuar videot në rrjete sociale për të gjeneruar shikime dhe të ardhura financiare.

Videot janë shpërndarë në platforma si YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato paraqiten si “video jete nate” apo “shëtitje”, por fokusi kryesor është te trupat e grave, shpesh nga kënde të ulëta, pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

BBC identifikoi rreth 50 gra që ishin filmuar në këto video. Shumë prej tyre deklaruan se nuk kishin qenë në dijeni dhe se publikimi i pamjeve i kishte bërë të ndiheshin të frikësuara dhe të poshtëruara. Një 21-vjeçare tha se ndihet e pasigurt dhe paranojake sa herë që del nga shtëpia.

Hetimi zbuloi më shumë se 65 kanale online me këtë lloj përmbajtjeje, videot e të cilave janë parë mbi tre miliardë herë gjatë tre viteve të fundit. Pamjet janë regjistruar kryesisht në qytete të mëdha si Mançester, Londër, Oslo, Miami dhe Bangkok.

Gjatë investigimit, ekipi i BBC-së filmoi disa burra teksa regjistronin fshehurazi gra gjatë mbrëmjeve. Mes tyre u identifikuan edhe dy vëllezër shqiptarë, të cilët ishin parë duke filmuar në rrugët e Mançesterit. Njëri prej tyre është Florjan Reka, 35 vjeç, banues në Suedi, kanali i të cilit numëron rreth 200 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës në YouTube dhe Facebook.

Sipas BBC-së, Florjan Reka e kishte regjistruar kanalin si biznes në Suedi, duke deklaruar se ushtron “aktivitete influenceri, marketingu dhe reklame”. Ai u pa duke filmuar gra në shoqërinë e vëllait të tij, Rolandit. Reka refuzoi të komunikonte me median britanike lidhur me akuzat.

BBC raporton se disa nga personat e identifikuar nuk janë ndjekur penalisht, pasi filmimi në hapësira publike nuk konsiderohet automatikisht vepër penale. Megjithatë, sipas një avokati të specializuar në abuzimin përmes imazheve, këto raste përbëjnë një “zonë gri” ligjore dhe mund të bien ndesh me ligjet për ngacmim.

Po ndodh...

ide