EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

4 Shkurt 2026, 19:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar.

Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, e i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.

Ndërkohë, Benard Qelemeni njihet nga policia e juglindjes pasi është me preçedentë penalë në fushën e vjedhjeve.

 

Po ndodh...

ide