Napoli mendon për rinovimet, asnjë dilemë për Rrahmanin

4 Shkurt 2026, 21:41 / SPORT ALFA PRESS

Napoli mendon për rinovimet, asnjë dilemë për Rrahmanin

Në shtëpinë e Napolit po mendojnë për rinovimet. Në listë padyshim është edhe emri i Amir Rrahmanit, me mbrojtësin dardan që me gjasë do të qëndrojë gjatë te kjo skuadër.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi do të vijojë bashkëpunimin me këtë ekip deri në vitin 2029. Dëshira e Amir Rrahmanit për të rinovuar ka bërë që të avancojnë edhe më shumë tratativat mes palëve.

31-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020, periudhënë të cilën vinte nga Verona. Te Napoli, në shqyrtim janë edhe rinovimet e McTominay, Anguissa dhe Lobotka.

Po ndodh...

ide