Moti i keq, shtyhen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt 2026, 18:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq, shtyhen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë shtyrë lundrimet e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit.

Autoriteti Portual Durrës ka bërë me dije se, sipas njoftimeve të ardhura nga kompanitë e lundrimit, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të vijojë mbrëmjen e sotme, në përputhje me orarët e parashikuar.

Ndërkohë, nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 5 shkurt 2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të përmirësohen dhe të qetësohen kushtet e motit në det.

Autoriteti Portual Durrës u ka bërë thirrje udhëtarëve që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të trageteve, për të marrë informacion të përditësuar lidhur me oraret dhe çdo ndryshim të mundshëm.

Po ndodh...

ide