Foto-Lajm/ Ngacmonte nxënëset, ja kush është mësuesi i arrestuar sot në Prrenjas!

17 Prill 2025, 15:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Ngacmonte nxënëset, ja kush është mësuesi i

Një mësues ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si i akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy të miturave. 

Mësuesi Fatmir Hoxha ishte kallëzuar dy herë të tjera më parë nga familjarët e dy të miturave, 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte shpeshherë dhe i ngacmonte seksualisht.  

Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët në fjalë dhe prekje.

Për 55-vjeçarin, komuniteti kishte kërkuar largimin e menjëhershëm nga puna për shkak të këtyre sjelljeve te pahijshme. Pasi ndaj mësuesit është bërë kallëzimi i fundit në polici, ka tentuar të largohej nga vendi me avion por është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit. 

 

Po ndodh...