Gjendet i varur një 41-vjeçar shqiptar në Greqi

18 Maj 2025, 22:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i varur një 41-vjeçar shqiptar në Greqi

Një shqiptar është gjetur i varur këtë të diel në Greqi. Viktima është shtetasi M.G., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten

Mediat vendase raportojnë se shqiptari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur mëngjesin e sotëm pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.

Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.