Grabitet banka e nivelit të dytë në Tiranë, autori qëllon me armë në ajër! Terror te ish-Parku i Autobuzëve

12 Shkurt 2026, 11:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitet banka e nivelit të dytë në Tiranë, autori

Është  tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në  “Fibank”, ku njëri nga autorët mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Autori është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide